Lajme
Vjena, ndër destinacionet e preferuara për t’u vizituar këtë vit
Sa herë që mediat ndërkombëtare publikojnë destinacionet më të preferuara për të vizituar, Vjena thuajse gjithmonë është në renditjet kryesore, shkruan albinfo.at
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar të martën destinacionet kryesore për të vizituar gjatë vitit 2022. Portali amerikan i lajmeve “Bloomberg” dhe e përditshmja britanike “The Indepedent” e kanë vendosur Vjenën në mesin e 25 qyteteve të preferuara për vitin 2022.
Sipas Bloomberg, Vjena është një nga “25 destinacionet më emocionuese” për pushime me miqtë dhe familjen. Për “The Independent”, Vjena është një nga “qytetet më të mira” për vitin 2022, raporton albinfo.at.
“Bloomberg” ofron informacione për destinacionet e njohura të udhëtimit çdo vit dhe këshillat e portalit janë ndër listimet më me ndikim dhe më të gjerë në tregun amerikan. Përveç projekteve novatore të hoteleve që “plotësojnë sharmin perandorak të qytetit me theks bashkëkohore”, faktori vendimtar për vlerësimin e mirë për Vjenën ishte edhe gama e gjerë e aktiviteteve kulturore dhe pasuria e kuzhinës, nga ëmbëlsirat deri te kultura klasike e kafeneve, përcjell albinfo.at.
Peter Hanke, këshilltar në Parlamentin e Vjenës dhe kryetar i Bordit Turistik të Vjenës, është shumë i kënaqur me nominimin e Vjenës, ndërkohë thekson se në këtë kontekst Vjena nuk ka humbur asgjë, pavarësisht pandemisë: “Kjo na jep shpresë për vitin 2022. Si qeverisje e kryeqytetit, ne duam t’i japim industrisë së turizmit të Vjenës mbështetjen më të mirë të mundshme, derisa vizitat ndërkombëtare të marrin përsëri shpejtësi dhe turizmi i qytetit të Vjenës të gjejë përsëri rrugën e suksesit”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











