Muzikë
Vjena mirëpret “Eurovisionin 2026” për herë të tretë
Kryeqyteti austriak, Vjena, është zgjedhur për të pritur edicionin e ardhshëm të Festivalit Evropian të Këngës, “Eurovision 2026”. Vendimi është marrë nga transmetuesi publik ORF në bashkëpunim me rrjetin EBU, ndërsa eventi do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm, përcjell albinfo.ch.
Vjena, e njohur për trashëgiminë e saj artistike e kulturore, do të mirëpresë për herë të tretë këtë festival, pas organizimeve të vitit 1967 dhe 2015. Finalja e madhe do të mbahet më 16 maj në sallën “Wiener”, hapësira më e madhe në Austri, ndërsa dy gjysmëfinalet do të zhvillohen më 12 dhe 14 maj.
Me këtë rast, Austria i bashkohet listës së vendeve që e kanë pritur disa herë këtë festival prestigjioz, ku më të shpeshtat mbeten Dublini, Londra dhe Luksemburgu.
Përveç Vjenës, kandidatë për organizim kishin qenë edhe qytetet Graz, Innsbruck dhe Oberwart, por kryeqyteti austriak fitoi garën për ta pritur spektaklin muzikor. Austria fitoi të drejtën e organizimit pas triumfit të artistit JJ në Basel, këtë vit, me këngën “Wasted Love”.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












