Ekonomi
Vjena mblodhi kryesinë e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Presidenti Nazar Mehmeti, sekretari Ismet Smajli dhe drejtori për investime në Ministrinë e Diasporës Naim Dedushaj, u pritën nga kryesia dhe anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptarë në Austri.
Kryesia e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare është duke zhvilluar një vizitë disa ditore nëpër qendrat e rrjetit, në disa qytete evropiane.
Takimi i parë u mbajtë dje në Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Vjenë – Austri.
Presidenti Nazar Mehmeti, sekretari Ismet Smajli dhe Naim Dedushaj përfaqësues i Rrjetit në Kosovë, u pritën nga kryesia dhe anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptarë në Austri.
Yll Blakaj, kryetar i degës së Austrisë dhe Evropës, informoj kryesinë e Rrjetit Global për punën e degës së Austrisë.
“Viti 2018 ka sjellë rezultate të shumta. Rrjeti ka themeluar dy degët e tij në dy rajone tjera të Austrisë, ku ekszistojnë shumë biznese të suksesshme me pronarë shqiptarë.
Duke qenë se koha është gjëja më së paku që po e posedojmë, dhe fizikisht po është e vështirë të jemi të lidhur nga hapësira të ndryshme gjeografike, krijimi i degëve po e lehtëson punën e përbashkët” ka njoftuar Blakaj.
Nazar Mehmeti, president i Rjetit Global ka thënë që bashkimi i biznesmenëve shqiptarë nën ombrellën e rrjetit tashmë po tregon rezultate. Ai ka theksuar se përveç bashkëpunimeve mes vete të bizneseve shqiptare në botë, qëllimi kryesor mbetet investimi në Kosovë përmes hapjes së vendeve të punës në mënyrë që të rinjtë tanë të mos e lëshojnë vendin.
“Një gjë e tillë momentalisht po synohet të bëhet përmes platformës online “Finger Market” një platformë e re, e cila do të ndihmojë bizneset shqiptare kudo që janë që të shkëmbejnë punë mes vete, të marrin shërbime dhe bashkë të investojnë në trevat tona”, ka thënë Mehmeti.
Pas takimit në Vjenë, kryesia e RRGBDSh-së në ditët në vijim, do të vizitojnë qendrat e Rrjeteve të Bizneseve në Berlin, Frankfurt, Paris, Cyrih dhe Londër.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















