Lajme

Vjena feston Pashkët shqip

Shqiptarët në Austri sot festuan Pashkët me flamuj kombëtarë e shtetërorë.

Në Kishën e Misionit Katolik Shqiptar në Austri, nën udhëheqjen e meshtarit dom Nikson Shabani, u celebrua mesha solemne, në të cilën, bashkë me qindra besimtarë, morën pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, Zëvendës-ambasadori i Kosovës Albinot Bimbashi, diplomati Tonin Beci dhe studentë, aktivistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptarë në Austri./albinfo.at