Lajme
Vjen për pushime në Kosovë, zvicerania grabitet nga i dashuri i saj
Kishte ardhur për pushime në Kosovë, por zvicerania Isa F, u grabit nga shoku i saj kosovarë në Qytetin e Suharekës. Për ngjarjen e cila kishte ndodhur të marten raportuan edhe mediat zvicerane, duke iu referuar raportimit të Suhareka Online, përcjell albinfo.com.
Sipas komandanti të Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentet dhe gjithçka që ajo kishte. Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë.
Por, një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.
Ndërsa në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova.
Gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa e njëjta është pajisur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane, për të udhëtuar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














