Kosova
Vjedhje grabitqare, policia përdor armët pas rrezikshmërisë nga të dyshuarit
Pas një vjedhje nga disa të dyshuar në një lokal në Prishtinë, policia ka filluar ndjekjen ku më pas janë detyruar të përdorin armë shkaku i rreikshmërisë nga të dyshuarit.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një rast vjedhjeje grabitqare në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan.
Sipas policisë, disa persona të maskuar kanë arritur të thyejnë një lokal (market) dhe nga aty të vjedhin arkën me një sasi të parave si dhe gjëra të tjera dhe më një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Me të marrë informacionin, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që janë mobilizuar dhe vënë në ndjekje të veturës së dyshuar njësitet e stacioneve policore të Prishtinës. Aksioni i ndjekjes kryesisht ka qenë në rrugët që lidhin lagjet Velania – Tauk Bahçe dhe Avalla, ku në një moment të caktuar të dyshuarit me veturën e tyre në ikje e sipër kanë tentuar të godasin zyrtarin policor”, ka njoftuar policia.
Sipas njoftimit, për rrjedhojë zyrtarët policorë, duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e personave të dyshuar, përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion, domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme.
“Përgjatë ndjekjes janë aksidentuar dy vetura zyrtare të policisë, ku janë lënduar katër zyrtarë policorë. Zyrtarët policorë të lënduar në këtë rast kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe përkundër lëndimeve të shumta janë në gjendje shëndetësore të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë ka qenë duke u zhvilluar edhe një aksion tjetër i policisë, ku është arrestuar një person i dyshuar për grabitje. Operacioni është realizuar nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë”, thuhet në njoftim, shkruan albinfo.ch.
Aktualisht policia po punon me përkushtim me qëllim të identifikimit të personave të dyshuar si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











