Kosova
Vizitë zyrtare gjermane te trupat e KFOR-it në Kosovë
Sekretari i Shtetit i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Dr. Jan Stöß, ka vizituar trupat gjermane të KFOR-it të dislokuara në Kosovë
Gjatë vizitës, Dr. Stöß u prit dhe u informua fillimisht nga i Ngarkuari me Punë i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher. Më pas, ai vizitoi Kampin “Film City”, ku u prit nga koloneli Müller, komandant i kontingjentit gjerman.
Sekretari i Shtetit shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e grave dhe burrave që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it. Ai u njoh gjithashtu nga afër me aktivitetet e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen në terren.
Gjermania ritheksoi përkushtimin e saj për të vazhduar mbështetjen ndaj stabilitetit dhe paqes në rajon.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim















