Kosova
Vizitë e kryeminstrit të Luksemburgut në Kosovë
Gjatë ditës së mërkurë, kryeministri i Luksemburgut, Étienne Schneider ka udhëtuar për një vizitë në qendrën e re spitalore të nivelit të dytë të KFOR-it (Kosovo Force) të financuar nga Luksemburgu.
I shoqëruar nga autoritete tjera të vendit, ai është takuar me komandantin e saj, gjeneral majorin Salvatore Cuoci, me ç`rast u vendosën kurorra lulesh në monumentin komemorativ për nder të ushtarëve të vdekur gjatë shërbimit.
Më pas është vizituar edhe qendra spitalore e nivelit të dytë, një strukturë mjekësore e cila dyert e saj i hapi në janar, në kampin Film City të KFOR-it në Prishtinë. Gjatë tre viteve të ardhshme, Luksemburgu do të kontribojë ndjeshëm në financimin e spitalit ushtarak, në kuadër të misionit të KFOR-it. Më konkretisht, në periudhën midisi 2018 e 2020, Luksemburgu do të financojë 4 milionë euro për vit.
Përpos angazhimit të tij në misionin e KFOR-it, Luksemuburgu është duke u angazhuar edhe në aspektin e zhvillimit të Kosovës, përmes Ambasadës së saj në Prishtinë. Aktualisht, Koosva është përfituesi i vetëm i programit për bashkëpunim të Luksemburgut në Ballkan, shkruan “Wort”, përcjell Albinfo.ch. Në periudhën e viteve 1999-2016, në Kosovë janë investuar më tepër se 86 milionë euro. Marrëveshja e fundit e bashkëpunimit (2017-2020) daton nga 24 tetori 2016 dhe parasheh vlerën prej 30 milionë eurosh. Nga ky fond përfitojnë veçanërisht sektorët e shëndetësisë, trajnimit profesional dhe inovacionit.
Luksemburgu e përfunoi kontigjentin e tij në misionin e KFOR-it në tetor të vitit të kaluar, në të cilin kanë shërbyer 52 ushtarë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










