Shqipëria
Vizita e shefit të Pfizer-it, Rama: Një mik i Shqipërisë
Sot, kryeministri Edi Rama ka mirëpritur drejtorin ekzekutiv të Pfizer-it, Albert Bourla, i cili vizitoi nga afër qendrën e vaksinimit ‘Air Albania’.
Në një prononcim për mediat në ambientin e jashtëm të Arenës Kombëtare, Rama falënderoi Bourlan për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në një kohë tepër të vështirë të pandemisë.
Kryeministri tregon për momentin kur ai shkoi në New York personalisht dhe shtoi se falë shefit të madh të Pfizer-it, Shqipëria arriti të marrë vaksinat më parë se sa vendet e tjera në rajon.
Rama: Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit, kemi nderin të mirëpresim shefin e madh të Pfizer-it, i cili është bërë një mik yni, i Shqipërisë, na hapi derën në momentin më të vështirë. Kur ne shkuam në Nwe York, kur s’kishim asnjë perspektivë të qartë, folëm gjatë, edhe pse nuk na premtoi aty për aty, por na e dha fjalën që do të bënte gjithçka për ta zgjidhur. Falë tij mundëm të merrnim vaksinat më parë se sa të tjerët. Dua t’ia shpreh atij atë që e kam shprehur vazhdimisht, mirënjohje pa fund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











