Kosova
Vizita e Scholz në Kosovë, në ballinat e mediave të huaja
Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë u bë lajm edhe në mediat prestigjioze të huaja, njofton albinfo.ch.
Gazeta amerikane “The Washington Post” theks i vuri mesazhit të Scholz për dialogun Kosovë-Serbi.
“Scholzi i Gjermanisë e nxit Kosovën dhe Serbinë të angazhohen ndaj dialogut”, është titulli i saj. Kancelari gjerman i kërkoi Kosovës dhe Serbisë zotim të qartë ndaj arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike për mosmarrëveshjen e tyre të gjatë mbi pavarësinë e Kosovës, vazhdon artikulli në këtë gazetë.
Ndërkaq, mediumi anglez “Reuters” e përqendroi theksin te dhënia e mbështetjes nga kancelari gjerman për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, premtoi të ndihmojë Ballkanin Perëndimor për të rigjallëruar fushatën e tyre të ngecur për një kohë të gjatë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një veprim që synon të lehtësojë tensionet rajonale dhe të shmangë ndikimin e fuqive rivale, si Rusia”.
Lajme për ngjarjen kryesore në Prishtinë shkroi edhe Associated Press, Der Spiegel, The Independent, e media të tjera.






E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












