Kosova
Vizat mund të shtyhen sërish
Dorëheqja e kryeministrit përkatësisht qeverisë do të ketë ndikim edhe në procesin e liberalizimit të vizave
Njohësi i integrimeve evropiane, profesor Emrush Ujkani, ndonëse situatën e krijuar nuk e lidh me atë se a i ka përmbushur Kosova kriteret për liberalizimin apo jo, por thotë se vakumi institucional, do të ketë ndikim edhe në këtë çështje.
“Definitivisht mund të ketë implikimin e vet, në një mënyrë apo tjetër sepse Kosovës i duhet të krijojë institucionet për të garantuar stabilitet politik. Në rrethanat në të cilat jemi, nuk mund të themi që, mund vetëm ta paragjykojmë stabilitetin politik. Pra, definitivisht mendoj se një situatë e tillë mund të ndikojë në gjithë procesin dhe mund ta prolongoj”, tha ai, transmeton RTK Live.
Rasti i Kosovës, apo rasti i “liberalizimi i vizave për Kosovën” është rasti më kompleks i cili dëshmon mungesën e kapaciteteve të Bashkimit Evropian që të mirret me zgjidhjet e problemeve të Ballkanit Perëndimor. Nisur nga kjo njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, profesor Avni Mazreku thotë se dorëheqja e Qeverisë nuk do të ketë implikime në këtë çështje.
“Nuk mendoj se do të ndikoj për faktin se problem nuk është te Prishtina në këtë rast, por problem është në Bruksel. Brukseli nuk ka treguar kapacitete të mjaftueshme vendim-marrëse sa i përket zgjidhjes së problemeve të hapura evropiane. Pavarësisht që Brukseli pretendon të jetë edhe faktor global, Brukseli ka dështuar plotësisht në zgjidhjen e çështjeve që janë institucionet, Ballkani Perëndimor është institucion”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Vetëm dy ditë para se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të dorëhiqej, deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje javësh.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri














