Lajme
“Viza juaj është aprovuar”, mesazh pa shije: Ministria e Jashtme gjermane kërkon falje

Të enjten pasdite, Ministria e Jashtme e Gjermanisë i është bashkuar trendit në Twitter për të dërguar një mesazh me 4 fjalë nën sloganin “Joshe dikë me 4 fjalë”. “Viza juaj është aprovuar”, ka qenë mesazhi që diplomacia gjermane ka vendosur të ndajë me 170 mijë ndjekësit e saj në Twitter, raporton koha.net.
Përdorues të rrjetit social nga gjithë bota e kanë quajtur shakanë të pakripë për shkak të rëndësisë që një vizë gjermane ka për miliona njerëz në botë. Pas pak orësh, e mbi 800 shpërndarjesh, postimi është fshirë.
‘Të qenit qesharakë nuk është arma jonë me e fortë me gjasë. E kemi fshirë postimin tonë të mëhershëm dhe u kërkojmë ndjesë të gjithë atyre që janë ofenduar nga ai. E dimë se procesi i vizave është kompleks, dhe se vendimet e vizave mund të prekin thellë jetët e njerëzve. Kolegët tanë i marrin këto vendime shumë seriozisht”, thuhet në postimin e fundit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit