Kosova
Vitia flet për median zvicerane: Menduam se shumica e mërgimtarëve ishin vaksinuar
Vitia tha se ekspertët llogaritën se shumë mërgimtarë tashmë janë vaksinuar, por siç u shpreh ai, doli të ishte e gabuar
Ministri kosovar i Shëndetësisë, Arben Vita, në një intervistë për median zvicerane “SonntagsZeitung” ka shfaqur besimin e tij se futbollistët shqiptarë atje mund të bindin qytetarët në Kosovë që të vaksinohen.
“Do të isha i lumtur që lojtarët të përfshiheshin në një fushatë vaksinimi”, tha Vitia, transmeton Albinfo.ch.
Lidhur me rritjen e shifrave të të infektuarve dhe lehtësimin e masave gjatë verës, Vitia theksoi se ekspertët llogaritën se shumë shqiptarë jashtë vendit tashmë janë vaksinuar. Mirëpo, siç u shpreh ai, “fatkeqësisht, doli të ishte e gabuar”.
“Hapja u vendos gjithashtu për shkak të situatës së vështirë ekonomike. Masat shtrënguese janë gjithashtu të nevojshme për ata që nuk janë vaksinuar”, tha i pari i shëndetësisë në Kosovës në intervistën për mediumin zviceran.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












