Kosova
Viti i ri shkollor fillon me greva në Kosovë
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se arsyeja e grevës kësaj radhe do të jetë mbyllja e shkollave në komunën e Kamenicës, gjë të cilën e ka deklaruar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se arsyeja e grevës kësaj radhe do të jetë mbyllja e shkollave në komunën e Kamenicës, gjë të cilën e ka deklaruar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Problemi që e ka ngritur pa arsye kryetari Qëndron Kastrati në komunën e Kamenicës që në emër të reformave për mbylljen e shkollave, dhe ne jemi kundër mbylljes së shkollave, sepse nuk është zgjidhje kjo. Nëse kryetari nuk tërhiqet nga vendimi, Kamenica do të fillojë me greva, dhe për këtë besoj që edhe komunat e tjera pastaj do të solidarizohen me kolegët e tyre në Kamenicë”, ka thënë Jasharaj.
Sipas tij, fillimisht greva do të fillojë në Kamenicë, e më pas mund të përshkallëzohet edhe në nivel vendi.
“Pra, nëse ndodh kështu në Kamenicë, në shtator do të ketë greva. Fillimisht grevë do të ketë në Kamenicë për këtë shkak. Por, do të përshkallëzohet në shenjë solidaritet me kolegët në Kamenicë, edhe në komunat e tjera mund të ketë greva, qofshin ato me orë ose do të ketë grevë edhe në nivel vendi”, është shprehur ai.
Ndër të tjera Jasharaj ka thënë se Kamenica do të duhej të planifikonte me kohë çështjen e shkollave, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













