Lajme

Viti i ardhshëm, i rëndë për Maqedoninë

Sipas raportit të kësaj banke, shenjat për krizën dhe problemet sa i përket buxhetit shtetëror dhe shmangies së deficitit, janë shfaqur edhe tani në fund të këtij viti

Viti 2015 do të jetë vit i rëndë për ekonominë e Maqedonisë, vlerëson Banka Popullore Maqedonase. Sipas raportit të kësaj banke, shenjat për krizën dhe problemet sa i përket buxhetit shtetëror dhe shmangies së deficitit, janë shfaqur edhe tani në fund të këtij viti.

Problem për herë të parë është paraqitur edhe aspekti i uljes së rezervave devizore, të cilat gjatë fundvitit shënojnë rritje, për shkak të hyrjes së sasisë së madhe të devizave të huaja nga ana e mërgimtarëve, që vijnë për pushime dimërore.

“Mirëpo rzervat devizore në Maqedoni në muajin nëntor janë zvogëluar për 14 milionë euro në krahasim me muajin tetor”, thuhet në raporton citon INA.

Sipas Bankës Popullore, kjo gjendje është si rezultat i transaksioneve të kësaj banke për shërbimet e shtetit dhe intervenimet në tregun devizor. Në muajin tetor, deficiti buxhetor është financuar kryesisht përmes tërheqjes së parave nga llogaria e BPM-së.

Sipas Bankës, gjendja e rezervave shtetërore në fund të nëntor ka qenë 2,4 miliardë euro. Një pjesë e parave të tërhequra kanë përfunduar për financimin e deficitit buxhetor gjatë muajit tetor.

Ndryshe, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të madh të papunëve, si dhe përbëjnë treshen e shteteve më të varfra në Evropë.