Shqipëri
Viti 2023 ka nisur i mbarë për turizmin shqiptar
Turistë të huaj, edhe në dimër, gati 900 mijë shtetas hynë në janar
Viti 2023 ka nisur i mbarë për turizmin. Shqipëria ka pritur mbi 833 mijë të huaj vetëm në janar të këtij viti, duke shënuar një nivel rekord nëse e krahasojmë me vitin 2022. Në total janë 379 mijë turistë më tepër që kanë vizituat vendin gjatë dimrit. Kjo tregon se tashmë nuk është i preferuar vetëm sezoni turistik i verës. Sipas INSTAT, rreth 96 % e shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend kanë qenë për qëllime pushimesh ose vizitë tek të afërm.
Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës, pasuar nga Amerika dhe Azia.
Por, përtej kësaj, edhe qytetarët shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë kanë pësuar një rritje të fortë me gati 57,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit janar 2023 janë mbi 542 mijë krahasuar me janar 2022, ky numër është rritur me 45,8 %.
Sezoni turistik gjatë këtij viti pritetet të jetë më fitim prirës për ekonominë shqiptare. Operatorët turistikë theksojnë se prenotimet e të huajve gjatë këtij viti janë rritur me 35%. Risi është lidhja e kontratave me turistët nga Spanja e Portugalia. Të dhënat konfirmojnë se në 2022 në vend kanë hyrë 7.5 milionë shtetas të huaj, duke pësuar një rritje me 32.6%.
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










