Lajme
Viti 2014, i humbur për Kosovën
Për shkak të krizës 6-muajshe politike, Kosova ka regjistruar humbjet më të mëdha në vitet e fundit, në të gjitha fushat: ekonomi, diplomaci, njohje, integrim... Vetëm në sport ka shënuar sukses
Viti 2014 është konsiderohet si viti i humbur për Kosovën. Këtë “epitet” ia dha kriza politike gjashtëmuajshe e cila si zinxhir tërhoqi pas shumë dështime në ekonomi, diplomaci, në fushën integrimeve, në legjislacion dhe së fundmi nxiti një valë të madhe të imigrimit ilegal drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Dështimet filluan nga muaj maj i këtij viti, kur u shpërbë Kuvendi i Kosovës dhe vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhjet u mbajtën më 8 qershor dhe u vlerësuan lartë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbarëvajtjen demokratike.
Në zgjedhje, PDK e Hashim Thaçit doli fituese me 31 për qind, duke lënë pas LDK-në e Isa Mustafës me 26 për qind, Vetëvendosjen e Albin Kurtit me 13.6 për qind, AAK-në e Ramush Haradinajt me 9 për qind dhe Nisëm për Kosovën të Fatimir Limajt e Jakup Krasniqit me 5 për qind.
Të irrituar nga rezultati zgjedhor, më 10 qershor, dy dit pas zgjedhjeve, liderët që mbetën pas Thaçit, Mustafa, Haradinaj dhe Limaj nënshkruan një marrëveshje për koalicion paszgjedhor që fillimisht e quajtën “koalicioni i shpresës”.
Blloku VLAN dhe dështimi për qeverisje
Këtij koalicioni iu bashkua edhe Albin Kurti dhe Blloku anti-PDK u indetifikua si “Blloku VLAN”.
Marrëveshja VLAN nënkuptonte që Isa Mustafa të bëhej kryetar i Kuvendi dhe në vitin 2016 president i Kosovës, derisa Ramush Haradinaj të mandatohet për kryeministër, Fatmir Limaj për zëvendëskryeministër, dhe Albin Kurti t’i drejtonte bisedimet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Qeverisë.
Mirëpo planet e Bllokut i prishi Gjykata Kushtetuese e cila vendosi që kryetari i Kuvendit t’i takojë partisë më të madhe që ka fituar në zgjedhje, PDK-së.
Pas këtij aktvendimi filluan pakënaqësitë dhe çarjet brenda bllokut duke kërkuar ridizajnim të marrëveshjes. LDK kërkoi që Ramush Haradinaj të heq dorë nga posti i kryeministrit, kurse AAK kundërshtoi këtë dhe LDK si parti e dyta më e madhe në zgjedhje, vendosi të shkoj në koalicion me PDK-së.
Më 19 nëntor, pesë muaj pas zgjedhjeve, zyrtarizohet koalicioni në mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Isa Mustafa u zgjodh kryeministër, derisa Hashim Thaçi mbeti zëvendëskryeministër, por mori mbështetje për president në vitin 2016.
Pas gjashtë muajve Kosova i zgjodhi institucionet, por tashmë vendi ishte katandisur si mos më keq.
Shumë agjenci shtetërore nuk po funksionojnë për mungesë të anëtarëve nëpër borde. Shumë zyrtarëve u ka kaluar mandati, ndërsa Kuvendi ishte jashtë lojës që t’i zgjedhë anëtarët e rinj. Si pasojë e kësaj u bllokua edhe procesi i Privatizimit, pasi që nuk kishte kryetar bordi nga AKP.
Humbjet në ekonomi dhe migrimi masiv drejt BE-së
Humbjet në ekonomi konsiderohen të mëdha, madje ekspertët kanë parashikuar normalizim të gjendjes ekonomike vetëm në vitin 2016. Sipas ekonomistëve, viti 2015 do të shkojë duke u rikuperuar dëmet e 2014-s kurse në vitin 2016 do të mund të kthehet gjendje normale.
Gjithashtu është vërejtur një mungesë e madhe e investitorëve të huaj. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e krizës institucionale e politike.
Ndërsa njolla më e madhe e Kosovës në vitin 2014, ishte migrimi ilegal i mijëra kosovarëve drejt BE-së. Ikjet më të mëdha kanë ndodhur nga rajoni i Gjilanit, Ferizajt, Vitisë dhe Kamenicës. Madje raportohet se vetëm në njërën nga këto komuna numri i nxënësve që kanë ndërprerë mësimin kalon mbi 500 veta.
Albinfo.Ch ishte në Luginën e Preshevës dhe e pa nga afër valën e migrimit. Shumica e atyre që ikin kanë të njëjtin justifikim: luftën për një jetë më të mirë.
Në anën tjetër autoritetet në Prishtinë, por edhe diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë u kanë bërë thirrje kosovarëve që të mos shpenzojnë kot, sepse BE nuk u jep azil shtetasve të Kosovës. Megjithatë ky apel nuk ua ka mbushur mendjen, ndërsa raportohet se vetëm brenda një jave në Hungari janë zënë 900 kosovarë ilegalë.
Katër njohje dhe sukseset në sport
Viti 2014 për Kosovën ka qenë më i varfri edhe në aspektin e njohjeve, që pas shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008. Gjatë vitit, Kosova është njohur vetëm nga 4 shtete. Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme, janë arsyetuar duke thënë se numri i njohjeve nuk mund të ketë ritmin e njëjtë, ashtu siç ka pasur në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë.
Sektori i vetëm që ka pasur sukses në vitin e kaluar ishte sporti. Kosova brenda 2014-tës u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë dhe në disa organizata tjera sportive, karate, pingpong, boks etj. Por, suksesi më i madh ishe anëtarësimi në KON, që ka qenë ëndrra 20 vjeçare e kosovarëve.
Po ashtu xhudistja Majlinda Kelmendi e mbrojti titullin e kampiones botërore të karatesë, e fitoi titullin e kampiones evropiane si dhe u shpall xhudistja më e mirë e botës. Në të njëjtën kohë edhe xhudistja tjetër, Nora Gjakova mori medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos.
Ndryshe, edhe vitin që po mbetet pas, diaspora ka qenë stabilizatori kryesor i gjendjes sociale në Kosovë. Remitencat që i kanë dërguar bashkatdhetarët kanë arritur në 600 milionë euro, ndërsa shumica e këtyre mjeteve kanë shkuar në konsum të përditshëm.
Ndërsa një ngjarje që gjithashtu u fokusua në vitin 2014, ishte përpjekja e serbit Slobodan Gavriq (46) nga Rashka e Serbisë, për të zhvilluar një aksion terrorit në Prishtinë, por u zë nga Polica e Kosovës 13 kilogramë eksploziv. Ai u ndalua në lagjen e “ambasadave” ndërsa dyshohet se “target” e kishte Katedralen “Nënë Tereza”.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









