Lajme
Virusi i “Nilit” alarmon Maqedoninë
Sipas mjekëve në Klinikën e Shkupi, pacientët e infektuar me “Nilin perëndimor” i përkasin moshave, 7 respektivisht 66 vjeçe
Virusi i “Nilit perëndimor” i shkaktuar nga pickimi i mushkonjave, pas vdekjes së një pacienteje në Shkup, e ka alarmuar Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, e cila ka marrë masa për preventivë nga ky lloj virusi. Në Klinikën Infektive në Shkup janë të shtrirë edhe dy pacientë, gjendja e të cilëve raportohet të jetë stabile.Sipas mjekëve në Klinikën e Shkupi, pacientët e infektuar me “Nilin perëndimor” i përkasin moshave, 7 respektivisht 66 vjeçe. “Dy pacientët janë në gjendje stabile dhe se po vazhdon trajtimi i tyre”, citon INA infektologen Valerija Kirovska.Kjo e fundit nuk ka dhënë detaje se pacientët janë infektuar brenda, apo jashtë shtetit, derisa janë hedhë dyshimet se 55 vjeçarja që vdiq nga ky virus, mund të jetë infektuar gjatë pushimeve në Greqi. Gruaja që pësoi nga “Nili” sipas mjekëve në Shkup, më herët kishte vuajtur nga diabeti dhe hipertensioni.Sipas infektolëgëve, virusi i “Nilit perëndimor” nuk dallon shumë nga gripi i rëndomtë, ndërsa simptomat janë sikurse tek ftohja. Ndërsa më të atakuarit nga ky virus, janë njerëzit që kanë imunitet të dobët. Virusi nuk përcillet përmes njerëzve, por vetëm nga kafshimi nga mushkonjat. Shkencëtarët kanë theksuar se bartësit kryesor të këtij virusi janë shpezët.Drejtori i Klinikës Infektive, Zvonko Milenkoviq ka thënë se janë ndërmarrë masat për të përballur fluksin e mundshëm të pacientëve që mund të jenë viktima të infektimit nga ky virus vdekjeprurës. Vitin e kaluar janë evidentuar katër raste të infektuara me këtë virus, mirëpo ato pas terapive dhe trajtimit mjekësor janë shëruar me sukses.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













