Lajme
Vijon shpërndarja e teksteve mësimore për diasporën
Mësimi i gjuhës shqipe po zhvillohet me rregull në shumë shtete të botës
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës po zhvillohet me shumë përkushtim dhe rregull në një numër të madh shtetesh anembanë botës, me theks të veçantë në vendet e Evropës. Ky angazhim për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës amtare është dëshmi e dashurisë së madhe që shqiptarët jashtë atdheut kanë për kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar, shkruan albinfo.ch.
Në vende si Zvicra, Italia dhe Gjermania, numri i nxënësve që ndjekin mësimet e gjuhës shqipe është ndër më të lartit në Evropë. Tashmë, të gjitha klasat janë pajisur me librat e gjuhës shqipe të siguruar nga institucionet shqiptare, çka e bën procesin mësimor edhe më cilësor dhe të organizuar. Mësimet zakonisht zhvillohen ditëve të shtunë, duke u dhënë mundësi fëmijëve që gjatë javës ndjekin shkollat vendase të përfshihen në ruajtjen e gjuhës së tyre amtare.
Edhe në Selanik, procesi i mësimit të gjuhës shqipe po ecën me sukses. Regjistrimeve të javës së kaluar iu shtuan librat e siguruar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, të cilat patëm nderin dhe kënaqësinë t’i shpërndante znj. Dobrushi, Konsulle e Përgjithshme. Mësimet zhvillohen çdo të shtunë, nga ora 17:00 deri në 19:00, në Shkollën Publike Greke Nr. 89. Falënderime të veçanta për mësueset Silva Agolli Mile dhe Bruna Toshkezi, si dhe për të gjithë prindërit që sjellin fëmijët e tyre me dashuri për gjuhën shqipe.
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










