Shqipëria
Vijon rrethimi i Kryeministrisë, hidhen shashka e tymuese drejt godinës
Vijon protesta e opozitës, teksa pas fjalës së Flamur Nokës, protestuesit bënë një marshim simbolik, duke rrethuar godinën e Kryeministrisë.
Më pas ishte sërish ish-deputeti i Partisë Demokratike që bëri thirrje për një tjetër marshim përreth godinës së Kryeministrisë, që po vijon ende tani.
Gjatë marshimit të protestuesve rreth godinës nuk kanë munguar hedhja e shashkave, tymueseve dhe objekteve të tjera drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë vlen të përmendet se situata është përgjithësisht e qetë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë konfrontim me policinë, që ndodhet me numra të shumtë përreth godinës.
Forcat e rendit kanë shtuar masat e sigurisë, duke marrë shkas edhe nga përshkallëzimi në akte dhune i protestës së 16 shkurtit, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Kështu janë përforcuar xhamat e derës së Kryeministrisë, ndërsa edhe shtyllat ku janë vendosur altoparlantet janë lyer me një material që pamundëson hipjen në to.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














