Lajme
Vijnë analizat: nafta është cilësore
Në Ministrinë e Tregtisë kanë arritur analizat e 22 mostrave të cilat tregojnë se nafta që shitet në Kosovë është sipas standardeve të përcaktuara
Ministria kosovare e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ia ka garantuar qytetarët se nafta që shitet në Kosovë i plotëson të gjitha parametrat e lejuar. Kjo ministri të hënën i ka pranuar analizat e 22 mostrave, të cilat tregojnë se nafta dhe benzina që shiten në Kosovë janë të mira dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Të hënën, në MTI kanë arritur analizat e 22 mostrave të marra në pikat shitëse të karburanteve dizell dhe benzinë. Sipas këtyre të dhënave preliminare, në Kosovë tregtohet naftë me standarde e përcaktuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, thuhet në deklaratë.
Nga mostrat e analizuar vetëm 5 për qind e tyre mostra, siç thuhet, kanë dalë jo konform stadardit të lejuar me Udhëzimin Administrativë për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës, me një tejkalim të vogël të normave.
Aksioni është ndërmarrë nën monitorimin e ministrit Ismet Mulaj.
Ndryshe, inspektorët e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me trupat inspektuese të cilësisë dhe sasisë së karburanteve, në bashkëpunim edhe me Shoqatën e naftëtarëve kosovarë, kanë rekomanduar marrjen e disa mostrave në disa pika të dyshimta për t’i analizuar, pas dyshimeve se nafta po shtetet e përzier edhe me gazuar të tjera.
“Në bazë të analizave të dala, i sigurojmë konsumatorët se karburantet që tregtohen brenda territorit të Kosovës janë brenda parametrave të lejuar dhe nuk ka vend për shqetësim. Përkundër rezultateve të dala, MTI fton qytetarët që në rast të dyshimit për cilësinë e karburanteve të njoftojnë autoritetet për mbrojtjen e konsumatorëve pranë MTI-së”, thuhet në njoftim.
Ditët në vazhdim, siç thuhet në deklaratë, MTI pret rezultatet e mostrave të dërguara në laboratorët evropiane.
“Ky veprim shtesë, pa paralajmërim, është ndërmarrë për të qartësuar dyshimet e ngritura rreth cilësisë së karburanteve që tregtohen brenda vendit”, thuhet në qëndrimin e ministrisë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












