Lajme
“Vijesti”: Podgorica dhe Prishtina kanë një marrëveshje për kufirin
Sipas këtij informacioni kjo marrëveshje është arritur që para 20 ditësh dhe ka marrë për bazë vijën kufitare të vitit 1974, kur Kosova ishte krahinë autonome e ish-Jugosllavisë

Gazeta podgoricase “Vijesti” në numrin e së dielës e ka botuar një shkrim sipas të cilit Mali i Zi dhe Kosova tani më e kanë arritur një udji për vijëzimin (demarkacionin) e kufirit ndërshtetëror në mes të të dyja vendeve.Sipas këtij informacini kjo marrëveshje është arritur që para 20 ditësh dhe ka marrë për bazë vijën kufitare të vitit 1974, kur Kosova ishte krahinë autonome e ish-Jugosllavisë.
Gazeta malazeze shkruan më tutje se komisioni për caktimin e kalimeve kufitare i Malit të Zi dhe komisioni për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit i Kosovës, e kanë arritur marrëveshjen diku në Shqipëri, por atë ende nuk e kanë bërë publike.
“Vijesti” sjell detaje të tjra nga kjo marrëveshje sipas së cilës pjesa e lokalitetit Kullë afër Rozhajës dhe hapësira e Rugovës nën Çakor në komunën e Plavës, i mbetet Malit të Zi. Gazeta thotë se banorët dhe një pjesë e opinionit publik kosovar kanë insistuar vazhdimisht që kjo pjesë t’i takojë Kosovës.
Po sipas këtij informacioni marrëveshja u bazua në shënimet kadastrale të bëra në Kosovë qysh në vitin 1932, e sipas të cilave, rreth 6.000 hektarë tokë për të cilat po insiston një pjesë e kosovarëve, ishte regjistruar si pronë e Malit të Zi.
Ndryshe, më 25 qershor, pas një interpelanca që pati ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën parasheh që vija kufitare të mbetet ajo që e përcaktonte Kushtetuta vitit 1974.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak