Lifestyle
Vihet në dyshim lansimi i filmit “A Rainy Day in New York”
Lansimi i filmit më të fundit të Woody Allen është vënë në dyshim, pasi distributori Amazon Studios ka njoftuar se ende s’ka vendosur për datën e lansimit.
Regjisori 82-vjeçar që fiton çmimin Oskar me “Annie Hall” dhe “Midnight in Paris”, tradicionalisht ka publikuar çdo vit një film të ri. Kësisoj, ende nuk dihet data e lansimit të filmit ”A Rainy Day in New York,” në të cilin aktrojnë Timothee Chalamet, Rebecca Hall dhe Jude Law, shkruan Albinfo.com.
Xhirimet e këtij filmi përfunduan në 2017-n. Pasiguria mbi fatin e “A Rainy Day in New York” ndjek komentet nga disa të famshëm të Hollivudit që u distancuan nga Allen gjatë lëvizjes #MeToo, e cila nxori në pah sulmet seksuale, që kanë përfshirë industrinë e filmit vitin e kaluar.
Filmi i fundit i Allen, “Wonder Wheel”, me Kate Winslet, dështoi në arkat filmike, duke marrë vetëm 1.4 milion dollarë që nga lansimi në dhjetor të vitit 2017.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












