Lajme
Vigjilenca Abazi fitoi çmimin “Early Career Award 2020”
Pa dyshim që të rinjtë shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit, por edhe në atë akademike. E patjetër njëra nga këto është edhe e reja shqiptare nga Shkupi, Vigjilenca Abazi, shkruan albinfo.ch.
Vigjilenca Abazi, me një përvojë të gjerë profesionale në institucionet ndërkombëtare dhe akademike, së fundmi, ka marrur çmimin “Early Career Award 2020” nga Akademia Mbretërore Hollandeze e Artit dhe Shkencës.
Duhet theksuar se ajo është vlerësuar për hulumtimin e saj mbi temën relativisht të re të sinjalizimit në Bashkimin Evropian, në fushën e shkencave të sjelljes, shkencave sociale dhe Juridike.
“Jam me të vërtetë i përulur nga kjo njohje e jashtëzakonshme e kërkimit tim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Mbretërore e Holandës. Jam thellësisht mirënjohës ndaj mentorëve të mi dhe privilegjin e madh që punoj në një mjedis ku puna dhe përpjekjet e palodhura pranohen dhe shpërblehen” është shprehur ajo.
Duhet theksuar se ajo ka doktoruar në Universitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.
Gjithashtu, Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian dhe pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian.
Ajo aktualisht është anëtare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike dhe se ka më shumë se njëzet botime shkencore, duke përfshirë edhe librin të botuar edhe për Universitetin e Oxford’it, “Sekretet zyrtare dhe mbikëqyrjen në BE”, transmeton albinfo.ch.
Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës. Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë në Universitetin e Oksfordit, Harvard Laë School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez. Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













