Kuriozitete
Vidhen kriptovaluta në vlerë 620 milionë euro
Sipas Zyrës Federale amerikane të Hetimit (FBI), hakerat e Koresë së Veriut qëndrojnë pas vjedhjes prej 620 milionë dollarëve të kriptomonedhës Ethereum.
Hakerët, të njohur si grupi ”Lazarus”, janë të njëjtët që sulmuan ”Sony Pictures” në vitin 2014.
Ronin, një rrjet blockchain që lejon përdoruesit të transferojnë kriptovaluta, tha se rreth 615 milionë dollarë para dixhitale u vodhën më 23 mars.
Askush nuk e ka fajësuar në mënyrë eksplicite hakerimin, por të enjten, Thesari i SHBA-së identifikoi një adresë të monedhës dixhitale të përdorur nga hakerat, të quajtur shpesh “Lazarus”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vetëdijshme se DPRK-ja është mbështetur gjithnjë e më shumë në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë krimin kibernetik për të gjeneruar të ardhura për programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike, ndërsa kërkon të shmangë sanksionet e forta të SHBA-së dhe OKB-së”, tha një zëdhënës i Thesarit./ansa
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












