Kuriozitete
VIDEO: Piloti bën mrekullinë, shpëton disa skiatorë në Alpet franceze

Pamjet e një manovre dramatike me helikopter për shpëtimin e disa skiatorëve në Alpet franceze kanë bërë xhiron e botës.
Këndi thuajse i pamundur i uljes së pilotit e ka shndërruar atë praktikisht në një hero, në sytë e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale.
Guida e grupit kishte ka arritur me shumë vështirësi të telefononte për të kërkuar ndihmë, ndërsa njëri prej skiatorëve kishte dëmtuar gjurin aq keq, sa nuk mund të ecte.
Kushtet atmosferike dhe terreni i thyer në zonë kanë bërë që pilotit të mos i mbetej zgjidhje tjetër përveç përdorimit të manovrës së njohur si “Skate support”, transmeton albinfo.ch.
Me helikën që gati cekte borën, kjo ishte një përpjekje që mund të rezultonte fare mirë në katastrofë, por fatmirësisht, doli me sukses, përcjell albinfo.ch.
Manovra ndihmoi, përveç të tjerash, edhe për të fituar disa minuta të vyera, sepse siç tregojnë punonjësit e shpëtimit, moti në mal ndryshonte shumë shpejt dhe koha nuk premtonte. Pjesë e ekipit të shpëtimit ishte edhe një mjek, i cili i dha të dëmtuarit ndihmën e parë, ndërsa më vonë ai u dërgua në spital.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri