Bota
Video e yllit të YouTubet me një të vetëvrarë zgjon debat në botë
Një yll amerikan i YouTubet ka marrë shumë kritika pasi kishte postuar një video në të cilën shihej një trup i një të vetëvrari në Japoni.
Video tregonte Logan Paulin dhe miqtë e tij në malin Aokigahara në Fuji, i njohur si vend ku kryhen shumë vetëvrasje.
I nisur duke incizuar malin, ata kaluan afër një trupi të vdekur dhe mbetën të shokuar, por bënë edhe shaka.
Komentues të shumtë e kanë quajtur videon si “të parespektueshme” dhe “të gërditshme”.
Video ishte publikuar të dielën dhe pati miliona klikime para se të fshihej, transmeton Albinfo.ch.
Pas kësaj, Paul, që ka më shumë se 15 milionë ndjekës në YouTube, ka kërkuar falje duke thënë se është i shokuar dhe i frikësuar për veprimin e tij.
Në video, grupi sillet rreth trupit të personit të vdekur, dhe një nga miqtë e thotë se “viktima s’po ndihet mirë”, ndërsa Paul e pyet: Çfarë, nuk ke qëndruar kurrë afër një personi të vdekur”. Më pas qeshin të gjithë.
Komentues të shumtë kanë kërkuar nga Paul të fshijë përgjithmonë llogaritë nga rrjetet sociale, ndërsa ai është përgjigjur se “edhe unë jam një njeri dhe mund të gaboj”.
Japonia është një nga vendet me përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve.
Video 15-minutëshe e Paulit është pjesë e serisë së postimeve të yllit të njohur.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












