Shqipëria
VIDEO: Çfarë thonë turistët e huaj për Sarandën
Saranda po njeh kulmin e sezonit turistik këto ditë të fundit te gushtit

Turistët flasin për kosto normale të shërbimeve në qytet, e ndërsa për vendasit nuk është e njëjta, sipas tyre Saranda ka kosto shumë të lartë jetese, shërbimet ofrohen me çmime turistike.
Max ka qenë për disa ditë në Sarandë dhe është duke u larguar prej portit të Sarandës.
“Çdo gjë ishte shumë mirë, njerëzit, çmimet, mikpritja. Çmimet janë fare të lira krahasuar me Holandën dhe shumë më të lira se në Korfuz. E vetmja gjë që vura re ishte se ushqimi ishte i mirë, por gjithandej i njëjti ushqim. Nuk gjeje oferta për shije të ndryshme”, u shpreh një turist nga Holanda, raporton TCH.
Një çift italian që e viziton Shqipërinë për herë të parë thonë se çdo gjë ishte normale në Sarandë, përcjell albinfo.ch.
“Ne erdhëm për të pushuar dhe na pëlqeu. Çmimet ishin të leverdishme dhe shumë më të lira se vendet fqinje. Çdo gjë qetë. Asgjë nuk na shqetësoi”, deklaroi një çift nga Italia.
Ndërsa vendasit e shohin turizmin në rritje, por çmimet shumë të larta për nivelin e jetesës lokale.
Për kreun e operatorëve turistikë dhe bizneseve të turizmit, z. Arben Çipa, situata nuk është edhe aq optimiste krahasuar me një vit më parë.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor