CH-Ballkani
Nuland sot në Kosovë, javën tjetër specialja sërish në Kuvend
i vizitës lidhet me presionet e shtuara amerikane për liderët kosovarë që ta riprocedojnë në Kuvend çështjen e amendamentimit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte

Në Kosovë sot pritet të vije për vizitë Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland. Siç njofton Zyra për Shtyp e Presidencës së Kosovës, agjenda e Nuland ka paraparë takim me Presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Përderisa nuk ka njoftime nëse Nuland do të ketë takim me kryeminsitrin e Kosovës, Isa Mustafën apo me zëvendësin e tij Hashim Thaçin, të njëjtën agjendë të presidencës e ka bërë të ditur edhe Zyra për Shtyp e Kuvendit të Kosovës.
“Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, më 12.7.2015, në orën 15, do të ketë takim me znj.Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e sekretarit të shtetit, John Kerry”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.
Siç citojnë mediat e Prishtinës burime diplomatike amerikane, Nuland do të vijë në Prishtinë e shoqëruar edhe nga Ndihmëssekretarja e Shtetit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash, ndërkaq qëllimi i vizitës lidhet me presionet e shtuara amerikane për liderët kosovarë që ta riprocedojnë në Kuvend çështjen e amendamentimit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte.
Siç raporton agjencia e lajmeve “Kosovapress”, zyratrarë të lartë të Kuvendit të Kosovës e kanë konfirmuar se javën që vjen Qeveria e Kosovës do ta riprocedojë sërish në Kuvend amandamentin 24 të Kushtetutës, për ndryshim, dhe do t’i çelet rruga themelimit të Gjykatës Speciale.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak