Kosova
Vëzhguesit evropianë: Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë
Serbia ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës, deklaron shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë Nathalie Loiseau. Ajo thotë se presidenti serb, Alaksandar Vuçiq, dhe zyrtarë të tjerë nga Beogradi, kanë bërë presion që të votohet një listë e caktuar. Në një intervistë për KosovaPress, Loiseau kritikon edhe emisarin amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell për deklarimet e tij gjatë fushatës zgjedhore në vend.
“Ka aspekte pozitive, së pari ka shumëllojshmëri listash, duke përfshirë edhe në veri, kështu që ka shumë mundësi për votuesit, dhe votuesit që vijnë jashtë Kosovës, do të mund të votojnë lehtësisht si në zgjedhjet e mëparshme, pavarësisht thashethemeve. Do të isha më negative në lidhje me raportet për presionet që vijnë nga Serbia për të votuar për një listë të caktuar. Kemi dëgjuar zyrtarë të Serbisë që mbështesin një listë të caktuar, e cila është ndërhyrje në procesin zgjedhor. Po ashtu, ishim dëshmitarë të ndërhyrjes nga dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Richard Grenell, dhe kjo është e pafat, shokuese dhe jo diplomatike. Kemi dëgjuar rregullisht presidentin serb Vuçiq, por edhe anëtarë të tjerë nga qeveria ose parlamenti i Serbisë, duke u thënë votuesve se duhet të votojnë për një listë të caktuar, dhe kjo nuk duhej të kishte ndodhur”, tha Natali Loiseau, Shefe e Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








