Shqipëria
Veturat në Shqipëri “janë 20-vjeçare”
Veturat në Shqipëri kanë “një moshë” rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Evropian.
Kjo mund të ketë ndikim në mjedis për të keq. Të shqetësuara për ndikimin negativ në mjedis, India, Franca, Britania dhe Norvegjia, kanë vendosur objektiva që maksimumi deri në vitin 2040 të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në favor të automjeteve më të pastra. Të paktën 10 shtete të tjera kanë vendosur objektiva për makinat elektrike, shkruan ‘monitor’.
Shqipëria, ashtu si në shumë fusha të tjera, duket me vite drite larg kësaj mënyre të menduari e të vepruari.
Sipas të dhënave nga Automobile Club Albania (ACA), parku i automjeteve në Shqipëri “ka një moshë rreth 20-vjeçare”, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në total, sipas të dhënave të përpunuara nga ACA, në Shqipëri janë të regjistruara rreth 435 mijë vetura. 87% e mjeteve të regjistruara janë të standardit Euro 1, 2 dhe 3, me vit prodhimi deri në 2005-n. Me standardin Euro 5 dhe 6 ka vetëm 14 mijë mjete të regjistruara apo 3.3% të totalit.
80% e mjeteve të regjistruara në vitin 2015 kishin një vit prodhimi deri në vitin 2005 dhe standard deri në Euro 3.
Që pas gushtit 2011, kur u hoqën detyrimet doganore për makinat e vjetra, u shënua rritje e ndjeshme e importit të tyre.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











