Kosova
Veturat në Kosovë duhet të bëjnë matjen e gazrave që lirojnë
Çmimorja për kategorinë e motoçikletave me parë ishte thënë se do te jetë 3.50 euro, ndërsa për automjetet nën 3.5 tonë 5 euro dhe për mbi 3.5 tonë 6 euro
Qytetarët përveç që do të paguajnë kontrollet teknike të automjeteve sipas përcaktimeve të mëhershme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, nga tani do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorike.
Ndonëse ky vendim ishte paraparë të fillonte së aplikuari nga muaji shkurt, ai është shtyrë me kërkesë të shumë qendrave të kontrolleve teknike të automjeteve.
Mirëpo, definitivisht ky vendim ka filluar të aplikohet nga 1 qershori.
Nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit së Kosovës kanë bërë të ditur ka filluar implementimi i matjes së gazrave të automjeteve, raporton ‘monitor’.
“Për ta ndalur këtë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të fillojë matjen e emetimit të gazrave. Matja fillon nga 1 qershor i këtij viti. Në tre muajt e parë kushdo që e teston makinën ka çmim promovues dhe nuk i nënshtrohet nivelit të kalueshmërisë. Ato vetura që nuk i nënshtrohet testit brenda këtyre tre muajve dhe pas këtij afati nuk e plotësojnë nivelin e Euro4 për lirimin e gazrave të ndaluara, nuk mund të regjistrohen”.
Në MIT tregojnë se ky udhëzim administrativ ka ardhur si kërkesë dhe kriter i dalë nga Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
E ky vendim obligon të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit për zbatimin e këtij vendimi.
Qytetarët përveç që do të paguajnë kontrollet teknike të automjeteve sipas përcaktimeve të mëhershme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, nga tani do të paguajnë edhe çmimoren për testim të gazrave për secilën kategori të mjeteve motorik.
Çmimorja për kategorinë e motoçikletave me parë ishte thënë se do te jetë 3.50 euro, ndërsa për automjetet nën 3.5 tonë 5 euro dhe për mbi 3.5 tonë 6 euro.
Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset në pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.
Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato.
Vlen të theksohet se qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë edhe taksën ekologjike që është e aplikuar më se shumë vite nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo taksë paguhet në Qendrat Komunale për Regjistrim të Automjeteve.
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë janë rreth 400 mijë vetura të regjistruara. Në këtë shifër sipas MPB-së përfshihen regjistrimet e reja, regjistrimet e përkohshme, vendimet, ri-regjistrimet dhe legalizimet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














