Shqipëria
Veturat e vjetra në Shqipëri, shumica mbi 15 vjet
Sipas llojit të markës, në 6-mujorin e parë të 2024-ës kryesuan autoveturat e markës “Volkswagen” me 140,130 të tilla apo sa 19% e totalit të autoveturave të regjistrit kombëtar
Për periudhën janar-qershor 2024, sipas të dhënave Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor në Shqipëri, totali i mjeteve që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në regjistrin kombëtar është 914,925 mjete. Të regjistruara për janar-qershor 2023 ishin gjithsej 828,306 mjete.
Nga totali i mjeteve për janar-qershor 2024, në regjistrin kombëtar numri i autovetuarave arriti në 738,299. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i autoveturave u shtua 11%, transmeton albinfo.ch.
Për 6-mujorin e parë të 2024-ës autoveturat me moshë mbi 15 vjet përbëjnë 73% të numrit gjithsej të autoveturave me status “aktiv” ose “të çrregjistruara përkohësisht”. Numri i autoveturave për grupin mbi 15 vjet për janar-qershor ishte 541,210 autovetura, sipas të dhënave të DPSHTRR-së. Krahasuar me të njëjtën periudhë, numri i tyre është rritur 11%.
Numri i autoveturave 9 deri 15-vjeçare për janar-qershor 2024 ishte 149,677 autovetura. Numri i tyre u shtua rreth 2%. Në flotën e autoveturave ato zunë 20% të totalit.
Ndërsa numri i autoveturave të moshës 5 deri 8 vjet për janar-qershor 2024 ishte 27,672 autovetura apo 57% më shumë se më 2023. Në flotën e autoveturave ato zunë rreth 4% të totalit për periudhën janar-qershor 2024.
Autoveturat e reja, me moshë nga 0 deri 4 vjet ishin 19,730. Krahasuar me vjet, numri i tyre është rritur 33%. Në totalin e makinave të regjistruara ato zënë 2,6%.
Në flotën e autoveturave të tipologjisë me kambio manuale zunë pjesën më të madhe 56,2% të totalit të tyre që rezultojnë me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” për 6-mujorin e parë të 2024-ës.
Numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës duke zënë 35% ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend. Më pas numri më i lartë i autoveturave për janar-qershor 2024 ishte në Durrës me 102,290 autovetura apo rreth 14% të totalit. E ndjekur nga qyteti i Fierit ku autoveturat zënë 9% të totalit në rang vendi dhe më pas në Shkodër ku zënë 7%.
Sipas llojit të markës në 6-mujorin e parë të 2024-ës, kryesuan autoveturat e markës “Volkswagen” me 140,130 të tilla apo sa 19% e totalit të autoveturave të regjistrit kombëtar. E ndjekur më pas nga marka Mercedez benz me një flotë prej 133,137 autoveturash, duke zënë 18% të totalit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









