Autotech
Veturat diesel ndotin pesë herë më shumë ambientin
Rezultatet e testit tregojnë se thuajse të gjitha modelet diesel të vitit 2016 prodhojnë pesë herë më shumë ndotje se sa limiti i BE prej 0.08 miligram dioksidi azoti për kilometër
Testet e ndotjes që nuk mund të manipulohen nga prodhuesit e veturave tregojnë se thuajse të gjitha modelet e shitura në Evropë që prej skandalit të Volkswagen, mbeten shumë ndotëse.
Testi përdor një rreze dritë që analizon tymin që del nga veturat si dhe targat e tyre për të diferencuar modelet e ndryshme. Pas më shumë se 370 000 matjesh në Britani, Francë dhe vende të tjera evropiane, u krijua një sistem i ri vlerësimi që quhet Iniciativa e vërtetë urbane për ndotjen dhe të dhënat e tij u bënë publike, shkruan “TCH”.
Në 2015, Volkswagen u zbulua se manipulonte testet e ndotjes, por sipas studimit të fundit, thuajse të gjithë prodhuesit kanë vazhduar të shesin vetura që ndotin tej mase në kushte të vërteta rruge në krahasim me testet në laborator. Në laboratorë, thuajse të gjithë prodhuesit optimizojnë veturat që të kalojnë testet standarde, por testi me rreze drite bëhet në rrugë dhe nuk mund të manipulohet, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e testit tregojnë se thuajse të gjitha modelet diesel të vitit 2016 prodhojnë pesë herë më shumë ndotje se sa limiti i BE prej 0.08 miligram dioksidi azoti për kilometër.
Modelet e vitit 2017 ishin disi më të pastra, por sërish 4 herë mbi limitin e ndotjes. Sipas testit edhe veturat të cilësuara si Euro 6, standardi më i fundit, nuk respektojnë limitet dhe nuk duhen lejuar në qendrat e qyteteve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










