Kuriozitete
Vetura më e re, arrin shpejtësinë 100 kilometra për 1.69 sekonda
Kjo veturë është prodhim japonez, kushton rreth 3 milionë euro dhe për 1,69 sekonda arrin shpejtësinë prej 100 km/h. Këto janë tre nga numrat e shumtë që përfaqësojnë më së miri super-veturën japoneze ”Aspark Owl”, me qendër në Osaka, ndërtimi i së cilës iu besua kompanisë italiane ”Manifattura Automobili Torino”, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, kjo veturë do të prodhohet në 50 njësi, 20 prej të cilave të destinuara për Evropë dhe pjesa tjetër e projektuar kryesisht për tregun amerikan.
Modeli i kësaj veture është ekspozuar tashmë në sallën e ekspozitës së kompanisë të ngritur në Osaka.
Performanca e makinës është pothuajse një perfeksion shkencor, duke filluar nga furnizimi me energji, te një magnet i përhershëm për të krijuar një veturë elektrike me të gjitha rrotat me 1.958 kuaj fuqi.
Bateria 64 kwh do t’i garantojë veturës përshkimin e një distance prej 450 kilometrash.
Ndër elementet kryesore të modelit ”Aspark Owl” janë fibrat e karbonit, të përdorura për ndërtimin e të gjithë strukturës dhe për panelet e trupit, në mënyrë që të mbahet pesha e makinës e ulët, prej 1.900 kilogramësh.
Lartësia është vetëm 99 centimetra, e kombinuar me një studim të sofistikuar aerodinamik të dominuar nga krahu automatik i pasmë, i cili duhet të garantojë cilësi dinamike në lartësinë e një makine të Formula 1, gjithashtu në sajë të menaxhimit elektronik të katër motorëve elektrikë. \ Atsh
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














