Shqipëria
Vettingu ndez motorët në Shqipëri
Kush kalon testin nga ky Komision do të vazhdojë të jetë prokuror apo gjykatës në sistemin e reformuar të drejtësisë. Kush nuk e kalon mbetet jashtë sistemit dhe subjekt i mundshëm i ndjekjes penale
Transparencë dhe fakte. Me këtë moto Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) motori i vettingut, ka filluar këtë javë sesionet e dëgjesave publike të gjykatësve dhe prokurorëve që pretendojnë të jenë pjesë e sistemit të reformuar të drejtësisë.
Kush kalon testin nga ky Komision do të vazhdojë të jetë prokuror apo gjykatës në sistemin e reformuar të drejtësisë. Kush nuk e kalon mbetet jashtë sistemit dhe subjekt i mundshëm i ndjekjes penale.
Rastësi apo jo, i pari në listën e gjykatësve në këtë proces nuk e kaloi dot testin. Komisioni shkarkoi të premten anëtarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fatos Lulo, që kishte deklaruar një pasuri prej rreth 700 mijë eurosh, shkruan “DW”.
Avokati i tij nuk solli dot para komisionit, në seancën e dëgjesës publike, të hapur për mediat, dokumente zyrtare për burimin e kësaj pasurie, përcjell albinfo.ch.
Ky është rasti i parë, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon një gjykatës të nivelit të lartë dhe hap procesin e ҫrrënjosjes së ryshfetit dhe korrupsionit në drejtësinë e Shqipërisë duke hedhur bazat për një gjyqësor profesional, të pavarur, me gjykatës e prokurorë me integritet moral. Gjithë procesi i verifikimit dhe vendimet e këtij Komisioni po monitorohen nga ekspertë të pavarur ndërkombëtarë.
Lista me emrat e gjykatësve dhe prokurorëve që do kalojnë në sitën e vettingut është e gjatë, plot 800 syresh. Vetëm 2% ose 17 gjykatës dhe prokurorë dhanë dorëheqjen dhe u vetëpërjashtuan nga drejtësia, para se vettingu të fillonte, duke përfituar nga ligji i vettingut që ua jepte këtë mundësi.
Por dorëheqja nuk u jep atyre imunitet për t’i shpëtuar drejtësisë pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kane kryer vepra penale. Drejtësia po tregon se po vepron në bazë të provave dhe fakteve. Rasti më domethënës është ai i ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ndaj të cilit Prokuroria ka hapur çështje penale për pastrim parash në përmasa të mëdha, edhe pse Llalla deklaroi para se të fillonte vettingu largimin vullnetar nga drejtësia. Atë që nuk e bëri dot organi i akuzës i drejtuar nga Llalla, që erdhi në krye të Prokurorisë në vitin 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5-vjeҫar, më 3 dhjetor 2017, e nisi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Muajin kaluar ai mori vendimin që ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futen në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni”.
Fakte dhe dokumente zyrtare, të botuara në media, kanë bërë transparente për publikun shit-blerje tokash, ullishtesh, në sipërfaqe të mëdha dhe pasurish të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentet zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










