Kosova
Veton Breznica, piloti që drejtoi për 14 orë aeroplanin drejt Nju-Jorkut
“Në fluturimin e radhës mbi 14 orësh për në Nju-Jork, e pata mundësinë e rrallë me fluturu me B777 për pak minuta mbi Kosovën tonë të dashur, kënaqësi dhe emocion i veçantë t’i përshëndes në gjuhën shqipe miqtë në kontrollin e trafikut ajror të Prishtinës
Veton Breznica është piloti shqiptar i A320-B777, një nga aviatorët më me përvojë, që realizon fluturime me profesionalizëm të lartë.
Përvoja e gjatë e tij në shume destinacione të botës ka bërë që Vetoni të jetë emër suksesi, ku së fundmi ka realizuar edhe një udhëtim 14 orësh drejt Nju-Jorkut, me aeroplanin B777, tranmseton albinfo.ch.
“Në fluturimin e radhës, mbi 14 orësh per në Nju-Jork, pata mundësinë e rrallë me fluturu me B777 për pak minuta mbi Kosovën tonë të dashur; një ëndërr e kahmotshme. Kënaqësi dhe emocion i veçantë t’i përshëndetësh në gjuhën shqipe miqtë në kontrollin e trafikut ajror të Prishtinës. Emocion i papërshkrueshëm e i paharrueshëm kur e di që familja e shoqëria po më përshëndesin nga atje poshtë, derisa unë kaloj me shpejtësi prej afërsisht 900 km/h”, është shprehur ai. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











