Lajme
Vetëvendosje thërret bashkatdhetarët: ejani votoni më 11 qershor
Sipas LVV-së mërgata shqiptare është pjesë e pandashme e popullit të Kosovës dhe ajo duhet të jetë pjesë e ndryshimit. Sipas LVV-së, një biletë e aeroplanit është biletë për ndryshim
Lëvizja Vetëvendosje iu bënë thirrje bashkatdhetarëve kosovarë që të kthehen në Kosovë për të votuar më 11 qershor, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie opozitare, më e lirë është një biletë e aeroplanit sesa mosardhja për të marrë pjesë në ndryshimin e skenës politike kosovare. Sipas LVV-së mërgata shqiptare është pjesë e pandashme e popullit të Kosovës dhe ajo duhet të jetë pjesë e ndryshimit.
Faton Topalli, përfaqësues i kësaj partie dhe ish-mërgimtar disavjeçar në Zvicër, tha se vetëm në peridhen 2004-2008, diaspora dha 2.1 miliardë euro, më shumë se të gjitha organizatat e huaja ndërkombëtare për zhvillimin dhe mirëqenien social në Kosovë.
“Vitin e kaluar ajo kontribuoi në Kosovë, përmes remitencave me 780 milionë euro, që bëjnë gati 100 për qind më shumë se të gjitha rrogat dhe pensionet që paguan shteti i Kosovës. Mjerisht ajo vazhdon të përjashtohet nga proceset politike në Kosovë. E drejta e votës dhe kandidimit i është dhënë formalisht, por përmes procedurave të komplikuara i ështe marrë praktikisht”, theksoi Topalli.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas tij, nuk ka bërë gati asgjë për informimin e mërgatës, ndërsa ka bërë shumë për mbledhjen e votave të mërgimtarëve serbë në Serbi.
“Në vitin 2013, nga gjithsej 41.168 aplikacione, prej tyre 38.228 ishin nga Serbia, ndërsa vetëm 2.940 nga mërgata shqiptare, apo shprehur në përqindje 92.85% ishin nga Serbia. Kurse, në vitin 2014, nga gjithsej 29.745 aplikacione, prej tyre 25.433 ishin nga Serbia apo 85% e totalit të aplikacioneve për votim jashtë vendit”, shtoi tutje ai.
Ndër të tjera, Topalli tha se mërgimtarët e Kosovës, si askund tjetër në Ballkan e Evropë janë plaçkitur përmes policave kufitare dhe zvarriten me orë të tëra në kufij çdo herë që marrin rrugën për atdhe. Ai po ashtu shprehu nevojën për një rregullim të tillë ligjor i cili ndalon plaçkitjen e mërgimtarëve si nga sigurimet e automjeteve ashtu edhe nga shteti.
“Mërgata e Kosovës është potenciali i jashtëzakonshëm njerëzor e ekonomik për zhvillim e ndryshim. Ne angazhohemi që mërgata e Kosovës të kthehet nga objekti në subjekt si në vendin e prejardhjes ashtu edhe në vendin ku jeton dhe punon, duke krijuar kushte që ajo t’i mbrojë interesat e saj, të ndihmojë në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit dhe të çmohet për punën e saj”, tha ai.
Me përfaqësim politik, mërgata e Kosovës, siç tha Topalli, mund t’i realizojë të drejtat e saj dhe t’i mbrojë interesat si një pjesë e popullsisë së Kosovës me halle të veçanta. “Është pjesë vitale e popullit shqiptar. Andaj, duhet t’i krijojmë kushte që edhe të zgjedhin, edhe të zgjidhen”, deklaroi Faton Topalli.
Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, fton dhe inkurajon çdo bashkatdhetar që mundet dhe ka vullnet të marrë biletën dhe të jetë në Kosovë për ta kurorëzuar ndryshimin e madh.
“Bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, të përfaqësohen në Kuvendin e ardhshëm, dhe ta bëjmë bashkë ndryshimin e domosdoshëm të vendit tonë. Ne jemi për ndryshim! Mërgata është për ndryshim! Kosova është e gati për ndryshim dhe këtë ndryshim do ta bëjmë të gjithë së bashku”, tha Topalli.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










