Kosova

Vetëvendosje synon të hartojë ligj për martesat e gjinisë së njejtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media ka bërë të ditur se grupi i saj parlamentar do të diskutojë rregullimin e ligjit për martesat e gjinive të njëjta.

“Grupi parlamentar i VV-së do ta ketë në diskutim, natyrisht secili grup parlamentar ka zëra të ndryshëm në lidhje me një referencë, dhe kjo referencë ka të bëjë me rregullimin e martesës së gjinisë së njëjtë me një ligj tjetër të veçantë, i cili nuk duhet t’i ndalojë as ata që janë me pikëpamje konservative të votojnë këtë projekt-kod”, tha ajo, transmeton Albinfo.ch.

Sipas Kusari-Lila ky diskutim për rregullimin e ligjit, ka peshë të rëndësishme.