Lajme
“Vetëvendosje” sulmon me domate Edita Tahirin
Aktivistë të "Vetëvendosjes" kanë hedhur domate në drejtim veturës së shefes së delegacionit kosovar në bisedime me Beogradin, Edita Tahiri

Dhjetëra aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur domate në drejtim veturës së shefes së delegacionit kosovar në bisedime me Beogradin, Edita Tahiri.Ngjarja ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pas konferencës për media të cilën Tahiri e mbajti lidhur me kthimin nga Brukseli ku kishte zhvilluar takimin e radhës me homologun e saj serb, Borko Stefanoviq, njoftojnë mediet në Prishtinë.Policia e Kosovës arrestoi mbi 30 aktivistë të kësaj partie, në mesin e të cilëve edhe disa anëtarë të Vetëvendosjes që janë deputetë të Kuvendit të Kosovës.Përmes nëj komunikate për media, Vetëvendosja dënoi arrestimin e aktivistëve të saj duke e quajtur “brutal” veprimin e pjesëtarëve të policisë.“Ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste. Me këtë rast policët e Kosovës e shkelën rëndë ligjin dhe imunitetin e deputetit, sipas të cilit deputeti nuk guxon në asnjë mënyrë të arrestohet e as ndalohet kur është duke kryer detyrat e veta politike, çfarë edhe është protesta”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.Aksioni ndaj zëvendëskryeministres Tahiri thuhet se është bërë si shenjë proteste për vazhdimin e bisedimeve me Beogradin zyrtar.
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€