Lajme
Vetëvendosje padit ministrin Rexhepi
Dhjetë deputetët e Vetëvendosjes e kanë paditur ministrin Bajram Rexhepi dhe disa policë kosovarë, për pengim në punën zyrtare
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paditur të premten ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin dhe disa policë kosovarë për moslejimin e ligjvënësve për të hyrë në objektin e qeverisë në kohën po nënshkruhej marrëveshje për privatizimin e Distribucionit të KEK-ut Padia penale është dorëzuan në Prokurorinë komunale të Prishtinës në Prishtinë kundër ministrit Rexhepi, kundër Ilir Qapallekut, truprojë e kryeministrit Hashim Thaçi, truprojave të tjerë të kabinetit qeveritar, policëve të njësisë speciale dhe kundër eprorit të njësisë speciale që ka intervenuar në protestë. Kjo padi lidhet me ngjarje e datës 17 tetor 2012 ku deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Albana Gashi, Afrim Hoti, Afrim Kasolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca, janë ndaluar për të hyrë në hapësirat e kompleksit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje konsideron se moslejimi i deputetëve për të hyrë në objektin e qeverisë është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Kosovës. “Në pajtim me Nenin 11, Paragrafi 1, të Ligjit për drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve, në këtë dispozitë u garantohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës që, Kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet e shtetërore dhe të administratës publike”, konsideron Vetëvendosje. Sipas kësaj dispozite, në momenti që personi zyrtar i institucionit publik legjitimon deputetin përmes kartelës së identitetit, atij, sipas Vetëvendosjes, i garantohet hyrja e lirë në të gjitha organet shtetërore, përfshirë dhe objektin e qeverisë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










