Lajme
Vetëvendosje kundërshton vizitën e Nju Jorkut
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë ekspozuar fotografitë e liderëve institucionalë, duke i akuzuar ata se me para të shtetit kanë bërë ekskursion në Nju Jork. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar me një performacë ndryshe, kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës. Ata në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Nënë Tereza” kanë ekspozuar disa fotografi të prera në […]
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë ekspozuar fotografitë e liderëve institucionalë, duke i akuzuar ata se me para të shtetit kanë bërë ekskursion në Nju Jork.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar me një performacë ndryshe, kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës. Ata në qendër të Prishtinës, në Sheshin “Nënë Tereza” kanë ekspozuar disa fotografi të prera në formë të skulpturës të lidershpit kosovar duke i akuzuar për shpenzimet që i kanë bërë gjatë vizitës në Nju Jork.
Aktivistët e Vetëvendosjes me këtë mënyrë ka ekspozuar fotografitë e kryeministri Hashim Thaçi, zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, ministrit Enver Hoxhaj, presidentes Atifete Jahjaga etj, duke i akuzuar se me para të shtetit kanë bërë ekskursion në Nju Jork.
“Gjatë javës që kaloi në emër të përfaqësimit të dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare, kryeministri vetë i pesëdhjeti ia mësyu Nju Jorkut… sipas llogarive, ky ekskursion buxhetit të Republikës së Kosovës i kushtoi rreth 200 mijë euro, mjete këto të cilat i takojnë qytetarëve”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Ata konsiderojnë se Kosova ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm nga njerëz të dinjitetshëm, të pakorruptuar dhe kompetent, e jo nga ministra të korruptuar dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të cilët as vetë nuk e dinin qëllimin e kësaj vizite.
“Më mirë të themi se përveçse zhvatjes së mëditjeve të majme ku ekskursion nuk ka vlejtur për asgjë”, thuhet në reagim.
Sipas Vetëvendosjes, këto mjete mund të ishin shpenzuar për: 5000 ndihma sociale në Kosovë, apo 4445 pensione minimale, apo 1176 paga minimale në Kosovë, apo 222 bursa për studentë në Universitetin e Prishtinës, apo 1110 pensione për invalidë të UÇK-së.
Ndryshe, Vetëvendosje në disa mënyra po e kundërshton funksionimin e qeverisë së Kosovës. Që nga themelimi aktivistët e këtij subjekti që drejtohet nga Albin Kurti, kanë aplikuar dhjetëra performanca “artistike” për të kundërshtuar disa nga zhvillimet në vend, si UNMIK-un, negociatat, planin Ahtsiarit, privativin, decentralizimin etj.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












