E-Diaspora
Vetëvendosje kërkon të shtyhet afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit
«Kërkojmë që afati i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, që është vendosur të përfundoj me 22 maj, të shtyhet deri me 25 maj 2017.», thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.
Lëvizja «Vetëvendosje» ka dërguar një kërkesë me shkrim drejtuar KQZ-së duke kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrim për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, shkruan albinfo.ch.
Megjithëse, formalisht e drejta dhe mundësia për pjesëmarrje në votim ju njihet me ligj, praktikisht ju bëhet e pamundur për shkak të afatit të shkurtër për regjistrim dhe mungesës së informimit të votuesve për mënyrën e regjistrimit dhe votimit.
«Ngjashëm si në zgjedhjet e kaluara, periudha e regjistrimit prej 15-22 maj është tejet e shkurtër për t’u njoftuar, përgatitur dhe dërguar dokumentacionin e nevojshëm për të gjithë ata që janë të interesuar të votojnë përmes postës. Edhe më të pamundur e bënë fakti, që gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur gati se fare fushatë zyrtare të informimit të qytetarëve jashtë vendit mbi mënyrat, afatet dhe kushtet e regjistrimit për të votuar. Procesin e regjistrimit edhe ashtu e ka dëmtuar edhe më shumë fakti se gjatë gjithë kohës ka pasur njoftime deri në konfirmimin zyrtar se email adresat zyrtare të KQZ-së, në të cilat dërgohen aplikacionet kanë pasur probleme teknike deri në mosfunksionim të plotë me orë të tëra.», thuhet në kërkesën e Vetëvendosjes.
Vetëvendosje kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që në përputhje me përgjegjësitë e saj dhe mbështetur në parimet dhe standardet më të mira ndërkombëtare për një proces gjithëpërfshirës dhe ku e drejta e votës garantohet dhe u mundësohet të gjithë votuesve , kërkojmë që afati i regjistrimit të votuesve jashtë vendit, që është vendosur të përfundoj me 22 maj, të shtyhet deri me 25 maj 2017.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











