Lajme
Vetëm katër shtete evropiane kanë më shumë raste se Zvicra
Në raport me numrin e banorëve, vetëm Sllovakia, Çekia, Danimarka dhe Belgjika, kanë raportuar më shumë raste me korona se Zvicra, në shtatë ditët e fundit
Zvicra ka qenë vazhdimisht për një shkallë më e butë në marrjen e masave shtrënguese, krahasuar me vendet fqinje. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë më miqësore ndaj biznesit dhe ia ka lënë përmbushjen e masave ndërgjegjes së qytetarëve të saj saj më shumë se të tjerët, transmeton albinfo.ch.
Por sa ka pasur arsye Zvicra për një qëndrim të tillë? Sipas blick.ch, aspak! Këtë e tregojnë tani numrat e rasteve në mbarë botën, të nxjerra nga portale të ndryshme.
Në raport me numrin e banorëve, vetëm disa shtete, si Sllovakia, Republika Çeke, Danimarka dhe Belgjika, kanë raportuar më shumë raste me korona se Zvicra, në shtatë ditët e fundit!
Zvicra ka incidencën dy herë më të lartë se Austria
Në Zvicër, incidenca 7-ditore për 100,000 banorë që nga e mërkura është 746.2. Në Sllovaki ka 944 raste të raportuara, në Danimarkë, 853.3 raste. Pastaj vjen Zvicra…
Në Britaninë e Madhe, incidenca për shembull, është vetëm 549.5, përcjell albinfo.ch. Gjermania ka 353.0 raste dhe Austria, e cila ishte dukshëm përpara Zvicrës javën e kaluar, ka tani 306.6.
Ndërsa shtete tjera, të përfshira në këtë krahasim, kanë shumë më pak raste. Kështu, SHBA në 100.00 banorë gjatë javës ka pasur 252.1 raste, Italia 206.4 dhe Suedia, vetüem 188.3 raste
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












