Lajme
Vetëm një e pesta e të sëmurëve me Covid-19 nuk kanë simptoma
Ekipi deri tani ka vlerësuar 79 studime që kanë testuar njerëzit e infektuar për simptoma për periudhën midis marsit dhe qershorit. Nga 6616 njerëz, vetëm 1287 kanë mbetur asimptomatike gjatë gjithë kohëzgjatjes së sëmundjes
Në një studim të gjerë, të realizuar nga studiues të Universitetit të Bernës është arritur të përcaktohet përqindja e njerëzve të infektuar me Covid 19 te të cilët nuk ka shpërthyer sëmundja, shkruan srf.ch.
Kjo arrin në rreth njëzet për qind, është raportuar në revistën e specializuar “PLOS Medicine”.
Nëse numri i njerëzve pa simptoma do të ishte i lartë, i ashtuquajturi “imunitet i tufës” duhet të arrihet së shpejti, sipas një teze, transmeton albinfo.ch. Por duket se ka shumë mundësi që kjo të mos jetë kështu.
Deri më tani, ekspertët nuk kanë rënë dakord për shkallën e infektimeve pa simptoma. Kjo, për faktin se: nëse një person të infektuar, testimi i bërë e nxjerr si njeri pa simptoma, tek ai përsëri mund të zhvillohen simptomat.
Në këtë rast bëhet fjalë për pacientë para-simptomatikë.
Ekipi deri tani ka vlerësuar 79 studime që kanë testuar njerëzit e infektuar për simptoma për periudhën midis marsit dhe qershorit, përcjell albinfo.ch. Nga 6616 njerëz, vetëm 1287 kanë mbetur asimptomatike gjatë gjithë kohëzgjatjes së sëmundjes. Në rreth 80 për qind të rasteve simptomat megjithatë janë shfaqur, herët ose vonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












