Lajme
Vetëm në shtator, 300 mijë persona kaluan Morinën
Ndonëse lëvizja ka rënë për shkak të përfundimit të sezonit turistik, sipas Policisë së Kukësit, në shtator në pikëkalimin e Morinës kanë lëvizur rreth 300 mijë persona
Vetëm gjatë muajit shtator në kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë kanë lëvizur rreth 300 mijë persona me mbi 100 mijë automjete. Kështu raporton Policia Kufitare e Shqipërisë, sipas të cilës, në kohë normale, lëvizja e njerëzve në Morinë sillet rreth shtatë mijë persona në ditë.
Ndonëse lëvizja ka ardhur duke u ulur, për shkak edhe të përfundimit të sezonit turistik, sipas zyrtarëve të Policisë së Kukësit, në muajin shtator në këtët pikëkalim kanë lëvizur rreth 300 mijë persona.
Mediet shqiptare raportojnë se 90 për qind e këtij fluksi ka lëvizur nëpër doganën e Morinit, ndërsa në pikat e tjera kufitare të të dy vendeve, lëvizja ka rënë dukshëm, ndërsa kontrolli bëhet vetëm me një sportel.
Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj i ka thënë ATSH-së, se në muajin shtator kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 165 948 persona dhe 50 670 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria për në Kosovë 159 272 persona dhe 57545 mjete të llojeve të ndryshme.
“Është e ndjeshme rënia e fluksit të lëvizjes në krahasim me muajin gusht, kur hynë në Shqipëri 528 812 persona me 100157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa dolën 454981 persona me 123617 mjete të llojeve të ndryshme”, tha Çaushi.
Policia rrugore në të dy anët e Rrugës së Kombit vazhdon kontrollin e shtuar, me synim eliminimin e incidenteve të mundshme. Në të dy vendet kanë funksionuar gjashtë pikëkalime kufitar: Morinë, Shishtaveci, Borje, Orgjost, Qafë Prush dhe Tropojë.
Ndryshe, me funksionalizimin e Rrugës së Kombit janë shtuar dukshëm lëvizjet nga Prishtina në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Nga Prishtina në Tiranë tashmë mund të shkohet për tri orë e gjysmë, ndërsa nëpër rrugën e vjetër, është dashur 10 orë ose edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














