Jeta në Zvicër
Vetëm në Islandë punojnë më gjatë se në Zvicër
Më pak punë, më shumë pushime – ky trend vazhdoi edhe në vitin 2017. Megjithatë, njerëzit që punojnë në Zvicër janë ende ndër më të zellshmit në Evropë. Vetëm islandezët punojnë më gjatë se ata me orar të plotë.
Nga viti 2012 deri në vitin 2017, orari javor i punës për punëtorët në Zvicër u zvogëlua mesatarisht për 15 minuta, në 41 orë dhe 7 minuta. Në të njëjtën kohë, numri i javëve të pushimeve u rrit nga 5.05 në 5.14 në vit, siç njoftoi Enti Statistikor Federal (FSO), shkruan albinfo.ch.
Në një krahasim ndërkombëtar, Islanda regjistroi orarin javor të punës më të gjatë në mesin e punëtorëve me orar të plotë në 42 orë dhe 54 minuta. Vetëm 18 minuta më e shkurtër është java e punës në Zvicër, e cila merr vendin e dytë, përpara Mbretërisë së Bashkuar dhe Rumanisë.
Në fund të renditjes janë Franca dhe Finlanda, me më pak se 38 orë në javë. Mesatarja në BE ishte 39 orë e 24 minuta. Të dhënat bazohen nga Zyra e statistikave evropiane «Eurostat», për këtë arsye ndryshojnë për Zvicrën nga statistikat e volumit të punës së FSO-s.
Koha më e gjatë e punës në javë është bërë në këtë vend në bujqësi dhe pylltari. Në 2017-ën ajo ishte 45 orë dhe 35 minuta. Kjo pasohet nga mikpritja (42 orë dhe 30 minuta) para bankave dhe kompanive të sigurimeve (41 orë dhe 44 minuta).
Në përgjithësi, numri i orëve të punës te të gjithë personat e punësuar është reduktuar nga 0,4 për qind në 7.861 miliardë në vitin 2017 krahasuar me vitin e paraprak.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri












