Kosova
Vetëm në ditët e para të gushtit janë procesuar mbi 104 mijë mërgimtarë dhe 660 fluturime
Rritje e madhe e udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, në krahasim me vitin 2019
Sot, situata në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është më e qetë krahasuar me ditët tjera, ku edhe pati incidente si pasojë e fluksit të madh të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, tha se arsyeja e turmave është fluksi i madh i mërgimtarëve dhe kërkesat e shteteve tjera që të jenë në aeroport tri orë më herët në mbrojtje nga pandemia dhe për të dorëzuar dokumentet e kërkuara.
“Nëse krahasojmë këtë vit me vitin 2019 në muajin korrik shohim një rritje të madhe, ndërsa nga muaji janar-korrik kemi kaluar shifrën mbi 1 milion udhëtarë”.
“Nga java e parë e gushtit kemi procesuar mbi 104 mijë udhëtarë dhe diku 660 fluturime ardhje-vajtje, kemi një valë më të madhe, sepse rekreacionet ku ata jetojnë kanë kërkuar të vinë tri orë më herët për shkak të dokumenteve të kërkuara”, tha Gara.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













