Shqipëria
Vetëm 59% e shqiptarëve janë të punësuar
Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonin 61.6 % e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës
Nga totali i popullsisë së Shqipërisë në moshë pune (15-64 vjeç), vetëm 59 për qind e tyre raportuan se punojnë, sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2021 që u gjeneruan nga Anketa e Forcës së Punës.
Në tremujorin e parë të vitit 2020 punonte 61.6 % e popullsisë në moshë pune, niveli më i lartë i dekadës.
Pandemia i ka përkeqësuar treguesit e punësimit në Shqipëri, pasi shkalla e punësimit (popullsia që punon në raport të popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç) po vinte në rritje vitet e fundit për dy arsye.
E para, popullsia është në rënie, popullsia në moshë pune gjithashtu. Nga viti 2017 në vitin 2021 treguesit zyrtarë raportojnë se grup mosha 15-64 vjeç ka shënuar rënie me 2.3 %.
Së dyti, oferta në punë ka ardhur në rritje si rrjedhojë e rritjes së natyrshme të ekonomisë para se të niste pandemia.
Pandemia shkaktoi dobësi në treguesit e punësimit në Shqipëri, të cilët nuk po përmirësohen, edhe pse ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes në gjysmën e parë të vitit.
Nga mbi 1,9 milionë persona në moshë pune në tremujorin e parë të vitit 2021, pohuan se punojnë mbi 1,1 milion persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë në të zezë. Nga listëpagesat e tatimeve në tremujorin e parë të vitit 2021, vetëm 60.8 për qind e personave që raportuan se punojnë paguan sigurime. Nga 1,139, 197 persona të punësuar vetë, 692,772 prej tyre paguan kontribute.
Shqipëria është një ndër vendet e Europës me informalitetin më të lartë të tregut të punës. Me herët këtë vit në një studim të posaçëm për informalitetin në tregun e punës, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) i kërkoi Shqipërisë që të bëjë reformë strukturore me synimin të ulë informalitetin dhe për të rritur fitimet nga puna.
Sipas institucionit ndërkombëtar që merret me çështjet e punësimit, rreth 42% e fuqisë punëtore në Shqipëri është aktualisht e punësuar në bujqësi, kryesisht në punë me aftësi dhe rendiment të ulët. Ky rezultat është i mjaftueshëm për një reformë strukturore në tregun e punës, sugjeron ILO.
Ndërsa në sektorin jobujqësor ekziston një informalitet i lartë, sipas ILO-s, që arrin pothuajse 30% e të gjithë punësimit jobujqësor më 2019.
Politikat dhe programet mbi tregun e punës janë prezantuar vazhdimisht, por ato mbulojnë vetëm një përqindje të kufizuar të të papunëve (rreth 5.5% ), vë në dukje ILO.
Shkalla e punësimit ka ardhur në rritje në Shqipëri, por papunësia mbetet ende e konsiderueshme (11,9% në 2021) dhe papunësia tek të rinjtë arin në 28%. Sipas ILO-s, shkalla e papunësisë së të rinjve është e lartë dhe shkalla e lartë e të rinjve jo në arsim, punësim apo trajnim (26%) është një shqetësim për zhvillimet e së ardhmes./Monitor
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












