CH-Ballkani
Vetëm 5 % të shqiptarëve fituan azil më 2017
Në mesin e 20 shteteve kryesore të aplikantëve për azil, në të cilat vendimet u morën në shkallën e parë në vitin 2017, normat e njohjes në BE shkonin nga rreth 5% për qytetarët e shqiptarë në 94% për Sirinë dhe 92% për Eritrean
Në vitin 2017, mbi 22 mijë shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në një nga shtetet e BE-së, duke u renditur të shtatët pas azilkërkuesve që iu largohen konflikteve dhe luftës. Por, sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, vetëm 5% e vendimeve mbi këto aplikime kanë qenë pozitive.
Shanset që azilkërkuesve shqiptarë t’iu sigurohet mbrojtja në një nga vendet anëtare janë të ulëta, duke qenë se Shqipëria është një vend që synon të integrohet në Bashkimin Evropian dhe nuk është i përfshirë nga konfliktet, shkruan ‘Monitor’.
Në mesin e 20 shteteve kryesore të aplikantëve për azil, në të cilat vendimet u morën në shkallën e parë në vitin 2017, normat e njohjes në BE shkonin nga rreth 5% për qytetarët e shqiptarë në 94% për Sirinë dhe 92% për Eritrean, përcjell albinfo.ch.
28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian siguruan mbrojtje për 538 mijë azilkërkues në 2017-n, me një rënie prej 25% krahasuar me 2016-n. Gjithashtu vendet anëtare pranuan rreth 24 mijë refugjatë të shpërngulur nga vendet e tjera.
Grupi që përfitoi mbështetje më të madhe nga BE-ja në 2017-n mbeten sirianët (175.8 mijë persona apo 33% e numrit total të personave që iu sigurua mbrojtje, të dytët ishin afganët me rreth 100.7 mijë refugjatë apo 19% e totalit dhe irakianët me 64 mijë apo 12% e totalit.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











